Nga dhuna ndaj bashkëshortes te drejtimi i mjetit në gjendje të dehur dhe përfshirja në aksident, dy të arrestuar në Durrës

227
Sigal

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, ndërsa akuzohen për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet H. Ç., 47 vjeç, banues në Gjepalaj të Shijakut. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Të njëjtat burime sqaruan se në flagrancë u arrestua dhe shtetasi me inicialet V. T., 52 vjeç, banues në Nikël, Krujë, dhe proceduan penalisht shtetasin K. S., 62, vjeç, banues në Arramaras Krujë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi 52-vjeçari, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin K. S., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorinë, për veprime të mëtejshme.