Elbasan/ Të vetmit që e popullojnë tregun janë tregtarët

308
Sigal

Pandemia e Covid-19, ka rrënuar ekonominë e vendit. Me përfshirjen në hartën e zonave të gjelbra nga Covid-19, mbi 90% e aktiviteteve tregtare në Bashkinë e Elbasanit janë të hapura.

Prej 11 majit u hap edhe tregu i vetëm industrial që ka qyteti i Elbasanit. Ajo që bie në sy në këto ditë të para pas rihapjes, është numri i ulët i blerësve, për të mos thënë që niveli i shitjeve është thuajse zero. Tregtarët e këtij tregu, theksojnë se ata janë të vetmit njerëz që popullojnë tregun.

Edhe pse e kanë përfituar pagën e luftës, tregtarët thonë se ajo nuk i ka mjaftuar as për të mbuluar shpenzimet e qirasë dhe siguracioneve. Për shkak të situatës, një pjesë e tregtarëve kanë vendosur që të mos i hapin më dyqanet e tyre. Nga 180 tregtarë që ka pasur ky treg, aktualisht qëndrojnë të hapur vetëm 50 prej tyre.