Elbasan, krim brenda familjes, vëllai vret vëllain për pronat

540
Sigal

Një ngjarja e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së hënës Elbasanin, ku vëllai ka vrarë me sëpatë vëllanë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shushicë dhe mendohet se ngjarja ka ndodhru pas një konflikti.

Sipas policisë viktima është Rexhep Terziu, i cili dyshohet se u vra me sëpatë nga vëllai i tij Ibrahim Terziu, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, policia po heton për zbardhjen e plotë të vrasjes.