Elbasan, i sëmuri mendor i vë flakën apartamentit

345
Sigal

Një person me probleme të shëndetit mendor, B.H i ka vënë zjarrin apartamentit të tij, që ndodhet në lagjen “Spaikorre”, Elbasan.

Fatmirësisht ai ka pësuar dëmtime të vogla nga flakët e zjarrit, por orenditë në banesën e tij janë shkrumbuar plotësisht.

Zjarri u përhap me shpejtësi të banesën e tij dhe kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë dhe shërbimin zjarrfikës.

Këto të fundit kanë mbërritur pas pak minutash në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur të shuajnë flakët. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.