Kishte urdhra dëbimi për ta, dy shqiptarë kapen nga policia greke me dy çanta plot me drogë

330
Sigal

Dy shqiptarë janë arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në një zonë malore në Janinë, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

Ata u kapen me dy çanta me 24 pako kanabis sativa, me peshë totale 38 kg e 350 gr.

Konkretisht, duke vlerësuar informacionet dhe të dhënat e ardhura nga policia shqiptare në kuader të bashkepunimit ndërkufitar, u bë arrestimi i shtetasve M.L  nga Durrësi dhe A.M nga Mirdita.

Nga verifikimi rezultoi se për dy shqiptarët e arrestuar kishte urdhra debimi nga Greqia. Operacioni i koduar “Mavrovounio” është zhvilluar nga Policia Kufitare e Kakavijës Gjirokastër në bashkëpunim me Drejtorine e Janinës.