Koronavirusi/ Australia nis sot rihapjen, ja plani me tre faza

296
Sigal

Australia është gati për rihapje. Ka qenë kryeministri australian, Scott Morrison, i cili ka bërë të ditur se si do të rihapet vendi këtë fundjavë, pas masave të vëna me qëllim të luftimit të koronavirusit të ri, raporton BBC.

Sipas tij, hapja do të jetë me tri faza, duke nisur që sot me fazën e parë.

Në të përfshihet:

-Lejimi i pesë mysafirëve në shtëpi, dhe grumbullimi i dhjetë njerëzve në ambiente të jashtme

-Restorantet, kafiteritë dhe dyqanet do të rihapen

-Do të vazhdojë puna nga shtëpia nëse iu përshtatet punëtorëve

-Klasat dhe hapësirat për argëtim për fëmijë do të rihapen

-Udhëtimi i brendshëm do të rikthehet

Në fazën e dytë do të përfshihen grumbullimi i më shumë se 20 personave, dhe rihapja e kinemave, palestrave, salloneve të bukurisë.

Faza e tretë ndërkaq parasheh grumbullimin e 100 personave.

Megjithatë marrja e këtyre vendimeve do të varet nga shteti në shtet, varësisht prej masave që kanë në fuqi për mbajtje të distancës fizike. Kuinsllend dhe Territori Verior tashmë kanë nisur të praktikojnë disa prej masave të përmendura.

“Do të ketë shpërthime, do të ketë raste të reja. Jo gjithçka do të shkojë sipas planit”, ka thënë Morrison, duke shtuar se “Ne nuk mund të lejojmë që frika e kthimit mbrapa të na bllokojë të ecim përpara”.