Elbasan, 30 vjeçari hidhet nga kati i katërt, por…

465
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në qytetin e Elbasanit, ku një i ri është hedhur nga kati i kartërt i pallatit të tij.
Fjala është për shtetasin me inicialet B.Ll, 30 vjeçar. Mbetet ende mister motivi që e ka shtyrë të riun të hidhet nga lartësia, në tentativë për të vrarë veten.
Pavarësisht distancës së lartë, i riu ka mundur t’i shpëtojë i gjallë impaktit. Aktualisht 30 vjeçari ndodhet në spital, fatkeqësisht në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Sigal