Korçë, dhjetëra fshtara të izoluara nga dëbora

332
DEBORA NE KORCE - Rruget e qytetit te Korces, te cilat jane mbuluar nga reshjet e debores. Korca eshte perfshire nga temperatura te uleta deri ne -7 grade.
Sigal

Dhjetë fshatëra në njësitë administrative Gorë e Moglicë në bashkinë e Maliqit prej ditësh vijojnë të mbeten të izoluar nga bora.
Bëhet fjalë për fshatrat Dushar, Zerec, Rosover, Vrëpckë, Sojë në njësinë administrative Moglicë
Të izoluar nga bora kanë mbetur dhe fshatrat Babien, Marjan, Dolan dhe Kolanec në njësinë administrative Gorë.
Në komunikimin që patën administratorët e këtyre njësive me mediat pranuan se ndërhyrja është e vështirë për shkak të relievit të thyer dhe trashësisë së borës, duke mos lejuar fadrmonat të hyjnë.
E njëjta situatë paraqitet edhe në njësinë administrative Çlirim të Kolonjës si edhe fshatërat e njësisë administrative Dardhas, Proptisht dhe Trebinjë në Pogradec. Njësia administrative Miras në Devoll, Vithkuq në bashkinë e Korçës, dhe Cerje në Pustec