Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit në Fier, policia shoqëron disa të dyshuar

200
Sigal

Policia është vendosur në aksion pas vrasjes së Shkëlzen Kastratit në Fier më 1 shkurt.

Operacioni u zhvillua gjatë natës në kryeqytet për të prangosur persona të dyshuar për atentatin, teksa janë ushtruar kontrolle në disa banesa.

Ndërkohë aktualisht janë shoqëruar disa persona që dyshohet të kenë lidhje me vrasjen.

Kastrati u ekzekutua më 1 shkurt në hyrje të qytetit të Fierit, teksa autori përdori një armë ”Scorpion” për ta vrarë teksa 42-vjeçari qarkullonte me mjet.

Ndërkohë një mjet “Land Rover” me targa greke u gjet i djegur, që dyshohet se u përdor nga autori.

Nga ana tjetër u sekuestrua dhe arma e përdorur, bashkë me një silenciator.