Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë sot seancën e dytë, ja çfarë do të shqyrtohet

177
Sigal

Gjykata Kushtetuese këtë të enjte do të zhvillojë seancën e dytë, pas ringritjes së saj dhe bërjes funksionale.

Gjatë kësaj seance Kushtetuesja do marrë në shqyrtim në seancë plenare, padinë e Shoqatës Pronësi me Drejtësi kundër ligjit për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave.

Kjo seancë e cila nis në orën 10:00 do të zhvillohet pa praninë e publikut, prej situatës e rregullave që kanë hyrë në fuqi, për shkak të COVID-19.

Pak ditë më parë, më 26 janar, Gjykata Kushtetuese mori vendimin e parë.

Pas tre viteve mungesë, gjyqtarët shqyrtuan kërkesën e Gjykatës së Tiranës që kërkonte interpretim për anti-kushtetutshmërinë e nenit 453 te kodit të procedurës penale.

Pas shqyrtimit, gjykata Kushtetuese vendosi që të rrëzonte kërkesën duke mos e ndryshuar Kodin e Procedurës penale për gjykimet në mungesë.