Sigal

Një person është ekstraduar drejt Gjermanisë. Sipas burimeve zyrtare të Policisë Shqiptare, mësohet se u ekstradua në Gjermani, personi  në kërkim ndërkombëtar Xh. K., vjeç 49, banues në Kosovë, pasi Gjykata Hamburg Gjermani, ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar, për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese” dhe “Mashtrimi kompjuterik”. Kodi Penal Gjerman.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 21. 08. 2018, u ekstradua në Gjermani, shtetasi në kërkim ndërkombëtar Xh. K., vjeç 49, banues në Kosovë, pasi Gjykata Hamburg Gjermani, ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar, për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese” dhe “Mashtrimi kompjuterik”. Kodi Penal Gjerman.