Monika Kryemadhi viziton fermerët : “Ata janë krenaria e Shqipërisë. Ne do të bëjmë më të mirën për ta”

238
Sigal

Kreu Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, zhvilloi këtë të enjte një takim me fermerët në Frakull të Fierit, nga ku deklaroi se fermerët e Shqipërisë janë krenaria e Shqipërisë.

Kryemadhi theksoi e bindur se ndryshimi po vjen dhe LSI-ja dhe e gjithë Opozita e Bashkuar do të bëjnë më të mirën, që djersa e familjeve që i dedikohen bujqësisë të mos shkojë më dëm, por mundi i tyre të vlerësohet në bazë të punës së kryer. Fermerët e Shqipërisë janë krenaria e Shqipërisë. Me punën e palodhur të tyre, ata  i japin jetë tokës pjellore me të cilën na ka bekuar Zoti. Të dëgjosh sfidat që përballen fermerët në Frakull të Fierit, e sidomos të rinjtë që kanë vendosur të qëndrojnë për punë të ndershme në vendlindje, vetëm sa të forcon bindjen për punën që duhet të bëjmë dhe ndihmën që kanë nevojë. Ndryshimi po vjen dhe ne do të bëjmë më të mirën, që djersa e familjeve që i dedikohen bujqësisë të mos shkojë më dëm por mundi i tyre të vlerësohet në bazë të punës së kryer” – është shprehur kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.