“Edhe shqiptari i fundit do ta marrë vesh se çfarë mafie jeni!”/ Berisha-Ramës: Doje të zhdukje opozitën, ne do të të heqim imunitetin diplomatik…

102
Sigal

Sali Berisha ka marrë fjalën në Kuvend gjatë mocionit me debat, për çështjen “McGonigal”.

Berisha i’u drejtua kryesisht Edi Ramës në fjalën e tij, duke e akuzuar si “tradhtar” dhe “armik” të demokracisë.

Berisha deklaroi se opozita do të bëjë gjithçka për ti hequr Ramës imunitetin diplomatik, duke nënkuptuar rrëzimin e tij nga pushteti, që të përballet me drejtësinë amerikane.

"Edhe shqiptari i fundit do ta marrë vesh se çfarë mafie

“Pa marrë përgjigje këto pyetje, do të ketë kaos, kaos dhe vetëm kaos. Është e pashembullt që një kryeministër të vërë në dispozicion të gjithë shtetin për të bërë luftën më monstruoze dhe të turpshme kundër pluralizmit dhe opozitës.

Ke kryer krim në SHBA dhe po të lexoj cfarë tha prokurori i përgjithshëm në senat; “Ata që paguajnë punonjësit tanë për interesa të qeverisë së tyre, ata kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare”.

Hiq çdo iluzion, je në hetim, ke kryer krim, sa do të mbajë imuniteti diplomatik… Do të bëjmë gjithçka që të ta heqim atë.

Ke vazhduar me McGonigal sistemin e gjobave të 20% që e ushtroje në Bashki.

Ata që manipulojnë me marrëdhëniet tona me SHBA janë armiqtë e egër të këtyre marrëdhënieve.

Do të vijë dita të mësojë edhe shqiptari i fundit se çfarë malli jeni ju, se cfarë mafie përfaqësoni ju. Jeni të aftë të bëni gjithçka ndaj kundërshtarëve, sepse në traditën atërore, kundërshtarët janë për tu zhdukur.

Ti do të shkosh aty ku e meriton! Jo vetëm tradhtar por armik i egër i demokracisë”, tha ndër të tjera Berisha.