E vërteta e pjesës së pa përfunduar të rrugës Lin – Pogradec

739
Rruga Lin – Pogradec ka filluar nga qeveria Berisha dhe u la përgjysmë, megjithëse ishte parashikuar që të opërfundonte para pasi 2 vjetësh. Me disa ndryshime të projektit vazhdoj punën qeveria Rama, e cila pas një stërgjatje prej gati 2 vjetësh nga qershori i kaluar në vitin 2015 rruga Lin – Pogradec gati përfundoj. Aty punohet akoma, por të paktën deri tek Lumi i Tërhanit ku ende mungon shtesa përfundimtare. Punimet kanë vazhduar për korsinë e bicikletave dhe disa sheshe pushimi dekorative. Pjesa e rrugës nga Lumi i Tërhanit deri në qytet, rreth 950 m ku ndodhet dhe dy fortinat e Luftës së Parë Botërore, ngeli pa u ndërtuar pasi me ndëryrjen e pogradecarëve të vjetër dhe shoqërisë civile u kërkua që këto të ruhen pasi janë bërë pjesë e hyrjes së qytetit. Kështu u aprovua një fond prej 9,5 milionë…Deri këtu gjërat rrjedhin normalisht po natyrshëm lind pyetja: Ku është bërë shkelja që ngre edhe opozita si shqetësim? Së pari, tenderi është bërë në shkelje të ligjit, pasi ka favorizuar vetëm një ndërtues dhe së dyti nuk ka asnjë mbikqyrës zyrtar të shpallur nga Autoriteti Rrugor i Shqipërisë pranë Minsitrisë së Transporteve, që është edhe financues I këtij segmenti rugor. Kontrata është lidhur më 2 shkurt dhe përfundon pas 24 muajsh. Duket hapur se është favorizuar firma “PE – VLA – KU”, pasi fakt për favorizim është edhe tërheqja e 99 % e fondit. Duket po sheshit se nuk ka patur garë… Për hir të së vërtetës rruga do të ketë shumë vepra arti si tunele me dy kalime hyrëse dhe dalëse që të ruhet pjesa e dy fortesave, siç i quajnë pogradecarët. Pikërisht tek ky vend, pra tek fortesat ka qënë plazhi i pogradecarve të vjetër autoktonë. Është fakt që firma fituse është favorizuar por për koston e lartë të kësaj rruge ka organe të specializuara që duhet të rillogaritin koston e saj për të nxjerrë në pah aferat që mund të jenë bërë. Sapo është konstatuar ajsbergu, i cili me sa duket tre çerek ndodhet nën ujin e liqenit dhe një cerek është në sipërfaqe, në ditët e ardhshme pas një investigimi të hollësishëm do t’iu sjellim detaje të tjera rreth kësaj rruge që ka koston më të lartë dhe që ka thyer të gjitha rekordet botërore në ndërtimin e rrugëve. 
Denoncimi i PD: 9.5 milionë dollarë për 950 metër rrugë
Partia Demokratike ka vënë nën akuzë kryeministrin Rama për korrupsion në ndërtimin e një rruge. Ajo thotë se për 950 metër rrugë në Lin të Pogradecit, një firme ndërtimi i janë dhënë 9.5 milionë dollarë. Për PD kjo është një aferë skandaloze që zbulon mekanizmin se si Rama dhe qeveria e tij ndajnë paratë e shqiptarëve me miqtë e tyre. “Mbi 9 milionë e gjysëm dollarë i ka dhënë Rama një firme ndërtuese për të bërë 950 metra rrugë në Lin të Pogradecit. Nuk është një shaka e 1 prillit, por kjo është në praktikë marrëveshja e 1 prillit. Një shifër rekord abuzimi dhe korrupsioni”, thuhet në denoncimin e PD. “Përveç kësaj, ky tender ka dhe paligjshmëri të tjera, si fakti që mungon mbikqyrësi i këtyre punimeve. Një kërkesë kjo e ligjit dhe ende nuk ka një mbikqyrës të shpallur zyrtarisht nga autoriteti rrugor, të dhëna këto që mungojnë edhe në tabelën e objektit. Qeveria me kontratën e lidhur me 2 shkurt ka favorizuar firmën “PE-VLA-KU”, pasi siç shihet qartë nga dokumentacioni, ky ndërtues ka marrë 99 për qind të fondit limit. Është e dukshme se nuk ka pasur garë. 9 milionë e gjysëm dollarë për 950 metra rrugë kanë shkuar drejt e tek miku i qeverisë”, vijon denoncimi i PD.
Sigal