Qeveria do ngrejë agjenci për mbledhjen e borxhit 416 mln euro, për të cilin ka hyrë vetë garant ndaj bankave e ndërkombëtarëve

Deri në fund të shtatorit 2023 kur janë raportuar të dhënat e fundit, borxhi i garantuar ishte në vlerën e 416 milionë eurove. Rreth 70% e kësaj shume është marrë nga ndërmarrjet me kapital shtetëror, kryesisht nga sektori i energjisë, por qeveria ka hyrë garant ndaj bankave dhe qeverive ndërkombëtare. Më së shumti ky lloj borxhi shlyhet nga buxheti me taksat tona në vend që të paguhet nga ndërmarrjet që e marrin.

 Për të disiplinuar ndërmarrjet shtetërorë, që marrin kreditë dhe nuk i shlyejnë, Ministria e Financave po bën gati një projektligj “Për Menaxhimin e Garancive dhe Kredive Shtetërore të Pakthyera”, i cili synon krijimin e regjistrit elektronik me bazat e të dhënave.

Deri në fund të shtatorit 2023 kur janë raportuar të dhënat e fundit, borxhi i garantuar ishte në vlerën e 416 milionë eurove. Rreth 70% e kësaj shume është marrë nga ndërmarrjet me kapital shtetëror, kryesisht nga sektori i energjisë, por qeveria ka hyrë garant ndaj bankave dhe qeverive ndërkombëtare.

Sigal

Më së shumti ky lloj borxhi shlyhet nga buxheti me taksat tona në vend që të paguhet nga ndërmarrjet që e marrin.

Për monitorimin e kredive ku qeveria ka hyrë garant do të ngrihet një agjenci e posaçme. Sipas Ministrisë së Financave Agjencia për kreditë e garantuara të marra në bankat e nivelit të dytë raporton te Regjistri i Kredive dhe zbaton kriteret e klasifikimit për bankat dhe institucionet financiare jo- banka, në mënyrë që këto hua të figurojnë në Regjistrin e Kredive edhe pasi t’i transferohen Agjencisë me qëllim që informacioni në Regjistrin e Kredive për këta huamarrës të jetë i plotë.

Për marrëveshjet e huasë të nënshkruara nga institucionet financiare pjesë e skemave të garancive përkatëse, Agjencia ka detyrë të rakordojë çdo tre muaj të dhënat me huadhënësit dhe Ministrinë përgjegjëse për financat dhe të raportojë çdo tre muaj në Ministrinë e Financave mbi ecurinë e skemave të garancisë.

Për skemat e veçanta të garancisë, Agjencia ka detyrë të monitorojë shlyerjen e detyrimeve të huamarrësve ndaj Ministrisë përgjegjëse për financat për pagesat e kryera nga kjo e fundit në kuadër të marrëveshjeve të garancisë me anë të kontrollit të dokumentacionit dhe me anë të verifikimeve të faturave dhe mandat pagesave të subjekteve për përcaktimin e procedurave të detajuara për kthimin e garancive, huave dhe nënhuave dhe procedurat e marrjes në pronësi të pasurive të lëna si garanci.

Sipas Ministrisë së Financave më shumë se 70% e totalit të garancive shtetërore i përkasin sektorit të energjisë, duke reflektuar politikat e qeverisë në drejtim të mbështetjes së sektorit të energjisë.

Në fund të muajit dhjetor 2022, portofoli i borxhit të garantuar vlerësohet në 52.2 miliard lekë (2.4% e PBB) ose 3.8% e portofolit të borxhit të qeverisjes qendrore. Garancitë në tregun e brendshëm zënë 38.1% të stokut total të borxhit të garantuar ose 19.9 miliardë lekë, ndërsa garancitë e dhëna në favor të kreditorëve të huaj përfaqësojnë 61.9% të stokut të borxhit të garantuar ose 32.3 miliardë lekë.

Në stokun e garancive përfshihen dhe dy garancitë që emetoi qeveria e Republikës së Shqipërisë gjatë muajve prill – maj 2020, në kuadër të menaxhimit të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, si edhe garancia shtetërore, e cila u lëshua në vitin 2022, për të menaxhuar situatën e krijuar nga ndikimi i konfliktit Rusi-Ukrainë në rritjen e çmimeve.