E shkarkoi vetingu por fitoi në Strasburg, prokurori Cani: Na u rikthye dinjiteti

153
Sigal

“E rëndësishme është që na rikthyen dinjitetin. Të tjerat nuk kanë rëndësi” ky është reagimi i prokurorit të Tiranës Besnik Cani për Ora News pasi gjykata e Strasburgut urdhëroi Shqipërinë të përsërisë procesin e vetingut ndaj prokurorit të shkarkuar në vitin 2020.

Vendimi mban datën 4 tetor 2022.

Gjykata e Strasburgut ka gjetur shkelje në procesin e vettingut ndaj ish-prokurorit Besnik Cani duke urdhëruar autoritetet shqiptare ta rihapin rastin e tij me argumentin se prania e Luan Dacit në trupën gjykuese të KPA, e bën krejt vendimin të paligjshëm.

Në njoftimin e shpallur më 4 tetor 2022 nga zyra e shtypit e gjykatës së të drejtave të njeriut, thuhet se Besnik Cani u shkarkua në vitin 2020, pas një karriere 17 vjeçare. Në vitin 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë, ndërkohë që dy vite më pas, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi ndryshe duke e shkarkuar.