Hakerat nxjerrin sekretet e policisë, Prokuroria i kërkoi Rusisë mbylljen e kanalit në Telegram, asnjë përgjigje nga Moska

223
Sigal

Hakerat që kryen sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë kanë publikuar një tjetër sistem sekret me gjithë databazën e informacionit kriminal të policisë shqiptare. Nga ana tjetër, prokuroria shqiptare i ka dërguar autoriteteve ruse një kërkesë për mbylljen e kanalit të grupit Homeland Justice në Telegram por deri tani nuk ka pasur asnjë reagim.  

Prokuroria shqiptare i ka drejtuar një letërporosi Ministrisë ruse të Drejtësisë për ekzekutimin e një vendimi gjykate për mbylljen e faqes Homeland Justice në aplikacionin Telegram.

Ky rrjet social kontrollohet dhe administrohet me servera qëndrorë në Rusi, ndaj dhe ekzekutimi i letërporosisë e nxjerrë nga prokuroria e Tiranës, i është drejtuar pikërisht këtyre autoriteteve.