Shkarkimi nga vettingu i prokurorit Besnik Cani, ‘Strasburgu’: Vendim i padrejtë

183
Sigal

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut e ka cilësuar të padrejtë vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit Besnik Cani.

Ish-anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani, u shkarkua nga shkalla e dytë e vetingut, Kolegji i Posaçëm i Apelit.

Ai ishte konfirmua r në detyrë më 27 nëntor 2018 nga shkalla e parë e vetingut dhe 2 javë më pas u zgjodh anëtar i KLP-së.

Vendimi u ankimua nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe nga Komisioneri Publik të cilët kishin rezerva për konfirmimin në detyrë të tij për shkak të problemeve me pasurinë, aftësitë profesionale dhe shkeljen e etikës.

Sipas Komisionerit Publik, vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ishte “kontradiktor dhe jo-bindës” dhe se ishte marrë në interpretim të gabuar të ligjit.