“Po na vjedhin pronat”, banorët e Fushë-Milotit dalin në protestë: Tokat i kemi me dokumente, paguajmë taksat

250
Sigal

Banorët e Fushë-Milotit në Kurbin kanë dalë në protestë këtë të mërkurë, pasi sipas tyre po ju vidhen pronat.

Ata thonë se tokat i kanë përfituar përmes ligjit 7501 dhe e kanë me dokumentacion dhe se e shfrytëzojnë prej 30 vitesh.

Banorët e kësaj zone pretendojnë se po kërkohet shfuqizimi i këtij ligji me vendime gjykate nga persona të ndryshëm.

“Tokat i kemi me dokumente, paguajmë taksat. Kemi dokumentet, i jep lekët shtetit dhe pastaj t’i hedh poshtë” – thotë një prej banorëve.

Një tjetër banor i kësaj zone ka paraqitur dhe një dokument që sipas tij provon pronësinë e tokës.

“I kemi me firma dhe vula të gjitha” – thotë ai.

Nga kjo situatë preken rreth 25 familje të cilët thonë se do e mbrojnë pronën e tyre me gjak, pasi jeta e tyre varet nga bujqësia dhe blegtoria.