Gjyshi i vë zjarrin shtëpisë së nipit, shkrumbohet tërësisht një banesë në Gjirokastër

380
Sigal

Një banesë është djegur tërësisht, së bashku me orenditë shtëpiake, pasditen e sotme në Gjirokastër.Mësohet se banesa e djegur ishte në pronësi të personit të identifikuar si Tafil Tafili, ndërsa paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.Ka qenë gjyshi i Tafil Tafilit, i sëmurë mendor, që i ka vënë zjarrin banesës së nipit në momentin që aty nuk kishte njeri.Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të saj.