E rëndë në Elbasan/ Plagoset me thikë nga tre persona, 21-vjeçari në gjendje të rëndë

586
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku për pasojë një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë nga tre persona.

Thuhet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Dyli Haxhire”.
21-vjeçari është goditur me thikë në bark, nga ter persona me kapele të zezë në kokë, të cilët nuk i ka identifikuar dot.

I riu me inicialet E.C është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.