Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të Tiranës, ku një djalë i ri është përplasur nga urbani i transportit publik.
Djali i ri ka qenë duke udhëtuar me biçikletë përgjatë bulevardit “Zogu i Parë”, kur është përplasur nga urbani. Dëshmitarët nga vendngjarja thonë për Neësbomb.al se urbani me targa “AA 829 YG” ka shkelur semaforin e kuq, ndërsa përplasja ka qenë aq e fortë sa e ka hedhur djalin e ri në ajër.
Djali ka rënë pa ndjenja në tokë, ndërsa dyshohet se ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e kokës, pasi vendi është mbuluar nga gjaku.
Në vendngjarje janë mbledhur një numër i madh kalimtarësh, të cilët po përpiqen të njoftojnë ambulancën, por për më shumë se 20 minuta e kanë të pamundur pasi linjat janë të zëna.