Sigal

Ali Bregu

Presidentit

Diellin prej botës harruar,
Mos ngurro ti, shpejt a vonë,
Bëje, sa nuk është shuar,
Ndër të galaktikës sonë!

Kryetarit të parlamentit

Po të them shkurt edhe qartë:
Pa filluar të votohet,
Bërtit fort, me zë të lartë:
-Miratohet, miratohet!

Deputetit

Nxënësi im, o deputet
Që mezi kalove klasën,
Ti ha pulën gjithë lezet,
Mua pension më hedh glasën.

Politikanëve

Vraponi fjalë pas fjale,
Mblidhni bre, lëndën e parë,
Me demek shprehjet banale
Të njollosni kundërshtarë!