Një situatë anormale dhe e paprecedentë ka ndodhur kohët e fundit në komunikimet mes Shqipërisë dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) lidhur me përgjigjet për masat ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha që Shqipëria duhej të kishte depozituar qysh në shkurt 2025.
Me 7 Nëntor 2024, GJEDNJ i komunikoi Shqipërisë faktin që çështjen e arrestit shtëpiak të liderit të opozitës shqiptare, po e trajtonte si një ‘Leading Case’ dhe i adresuan një seri pyetjesh thelbësore për një proces të drejtë dhe për garancitë e të drejtave të njeriut në një shtet ligjor.
GJEDNJ i la 16 jave kohë Shqipërisë që të përgjigjej për këto pyetje.
Juristët në Shqipëri i konsideruan pyetjet të tipit ‘shah-mat’ dhe mezi prisnin përgjigjet e Shqipërisë. Por në një rast të paprecedent, në tentative për të shmangur reagimin e GJEDNJ para zgjedhjeve, Edi Rama shkeli afatet e detyrueshme, dhe fillimisht dërgoi një përgjigje në gjuhën shqipe me 2 javë vonesë (kur dihet që gjuhet zyrtare të GJEDNJ janë Anglisht dhe Frëngjisht), dhe më pas vonoi edhe një muaj më gjatë kinse për të përkthyer ato dhjetëra faqe si përgjigje.
Nga java e tretë e shkurtit që duhej të depozitonte përgjigjen, Edi Rama u përgjigj veç në fillim të prillit 2025.
Ky është një rast i paprecedentë për asnjë vend tjetër anëtar të Këshillit të Evropës dhe nuk dihet nëse do ketë ndonjë masë për këtë shpërfillje të GJEDNJ. I vetmi shpjegim i mundshëm është pamundësia për të justifikuar veprimet në dhunim të Konventës Evropiane të ndërmarra nën diktat politik dhe nevoja që përgjigja të shtyhet sa më vonë në mënyre që GJEDNJ të mos shpallë vendimin ndaj masave ndaj liderit të opozitës Sali Berisha para zgjedhjeve të 11 Majit.