E kishte parkuar para banesës, përfshihet nga flakët automjeti në Vlorë! Çfarë deklaroi pronari

136
Sigal

Një automjet është përfshirë nga flaket në lagjen 15 Tetori në Vlorë.

Pronari i Opel, Tomor Shehajt ka deklaruar se e kishte parkuar makinën para banesës, kur ka marrë flakë. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse.

Dyshohet për një defekt në makinë dhe pronari sapo e kishte parkuar mjetin.

Sipas bluve të Vlorës zjarri në mjet ka rënë aksidentalisht, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:15, në lagjen “Partizani”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur, dyshohet aksidentalisht, një mjet i markës “Opel”, në pronësi të shtetasit T. Sh, banues në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.