Prangoset autori që vrau dhëndrin e plagosi avokatin. Rebani Jaupaj: Gruaja e viktimës e arrestuar për dhunë

172
Sigal

Në kohë rekord, Policia e Shtetit ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes dhe plagosjes në Tiranë. Në deklaratën për shtyp, drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj tha se bashkëshortja ka qenë e arrestuar për dhunë në familje.

“I ati i vajzës është autor. U bë e mundur kapja e autorit. Autori ka pasur një proces të gjatë divorci me bashkëshorten. Ajo ka qenë e arrestuar për probleme të dhunës në familje. Gjatë kësaj ngjarje është plagosur dhe avokati i cili ishte në tavolinë bashkë me viktimën. Ka dëshmitarë, është e dokumentuar autorësia për hollësi të tjera më pas”, tha Jaupaj.