Klevis Balliu: Qytetarët do të jenë në shesh më 7 korrik! Indiferenca burim për qeveritarët e korruptuar

203
Sigal

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike Klevis Balliu komentoi protestën e thirrur më 7 korrik nga kreu i selisë blu, Sali Berisha.

Balliu tha se në datën 7 korrik protestojnë të gjithë ata që duan një qeveri për qytetarët dhe jo për oligarkët.

NOA

“Portestojnë ata që duan një qeveri në interes të vendit, dhe jo kundër interesit kombëtar. Protestojnë ata që duan një qeveri që sjell rritje ekonomike, rritje pagash, ata që e duan vendin do jenë në atë protestë. Indiferenca burim për qeveritarët e korruptuar.”-tha Balliu.

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike deklaroi se bashkëshorti i ministres Xhaçka është shpallur investitor strategjik ndërsa shtoi se Rama vjedh qytetarët për interesat e veta personale.

Balliu deklaroi se PD që thërret këtë protestë, do mbledhë strukturat e veta dhe çdo qytetar pavarësisht bindjes politike.

“Po bëjmë takime në çdo cep të Shqipërisë. Çdo degë është duke takuar përfaqësues biznesesh, çdo njeri.

Berisha ka mbledhur një sërë forumesh, kauza qytetare, kanë patur kërkesat e tyre që PD po i merr parasysh.”-tha Balliu.

Ai deklaroi se 7 korriku do jetë një aksion për të shembur ‘Shqipërinë’ që ka shpikur Edi Rama.

“Flet për Formula 1 kur qytetarët s’kanë para naftë për makinën e tyre. Rama e shet Shqipërinë sikur ka demokraci por zgjedhjet vidhen sistematikisht.

Kryebashkiakët e tij arrestohen një nga një, ministrat, thirren në prokurori. Lidhjet e krimit të organizuar më përfaqësuesit më të lartë të Rilindjes, po faktohen përditë.

Ai shet propagandën. Protesta është hap i mirëmenduar, janë marrë parasysh të gjitha, mbi të gjitha sinqeriteti i PD ndaj njerëzve që thërret ndaj kauzës që ngre, për të shpëtuar vendin nga kthetrat e kësaj qeverie që ka pasuruar veten, dhe ka varfëruar qytetarët. jemi në aksion politik përballë Edi Ramës.”-tha Balliu.