E gjithë familja e dyshuar! Horrori në Shanavlash, vajza asnjë shenjë pendese: Babai na nxiu jetën si familje, armën e krimit e hodha…

25
Sigal

E gjithë familja Meta është e dyshuar për vrasjen e 50-vjeçarit Pëllumb Meta.

Vajza është kthyer në skenën e krimit, ndërsa ka rrëfyer se ka qenë ajo që vrau babain e saj. Pa asnjë shenjë pendese, 19-vjeçarja deklaroi se nuk pendohej që kishte vrarë babain pasi ai ia kishte nxirë jetën të gjithë familjes. Mësohet se Pëllumb Meta është vrarë me 4 plumba.

“E vrava vet se na nxiu jetën si familje dhe nuk jam penduar. Armen e krimit e hodha në det.”, mësohet të jetë shprehur ajo. Sakaq, pak metra më tutje, te Kthesa e Fllakës, është gjetur makina e autorit, që dyshohet se është transportuar nga djali i madh i tij, Hyseni. Kjo rrit edhe më tej dyshimet e policisë, se për ngjarjen ka pasur bashkëpunëtorë. Sakaq, makina po i nënshtrohet ekspertizës për gjetjen e gjurmëve të tjera. Ndërkohë, vajza nuk ka pranuar që të ketë pasur bashkëpunëtorë.