Mbrojtja e të drejtave të autorit në industrinë e muzikës, është një temë për të cilën pak flitet në shqipëri, megjithëse problemi është i madh e i pranishëm gjithndes.
E ky shqetësim i aktorëve në industrinë e muzikës, nuk mund të lihet jashtë vëmendjes së Klik Ekspo Grup.
Në panairin e 30-të të tij, një nga konferencat ishte e dedikuar pikërisht në adresimin e kësaj problematike.
Pas ushqimit, muzika është ajo që prodhohet më së shumti në Shqipëri, por kjo industri ka nevojë për disa rregullatorë.
Për një vepër muzikore, tha Spiro duhet të paguaj kushdo që e përdor.
Oltion Spiro, drejtor i Alb Autor sqaron edhe problemet kryesore në këtë industri.
“Dy pika kryesore dua të nënvizoj; ajo që duhet të vendoset në qendër të vëmendjes është vepra, e me pas sigurisht producenti. Kjo sjell më pas dy mrrëdhenie, ajo me producentin dhe ajo me përdoruesit.
Në kontrat kërkohet që autori të heq dorë nga vepra e tij, e kjo me pas i ngel producentit.
Nuk mund të bëhet pronar producenti, ai thjesht mund ta përdor atë.
Çështja e dytë lidhet me përdoruesit e të drejtave, qw janë ata online dhe ata fizk.
Përdoruesit virtual nuk pranojnë të zbatojnë ligjin.
Eventet, lokalet, koncertet, mediet etj përdorin të gjithë vepra me autor, përdoruesot duhet të paguajnë.
Vetem në Shqipëri nuk funksionon kjo, funksionon në Malin e Zi, në Bosnje etj. “, tha Spiro.
Kjo shkelje e ligjit u pranua edhe nga përfaqësuesi ligjor, avokati Elton Zeneli.
Zeneli sugjeroi edhe më shumë bashkëpinim me institucionet shtetërore.
Elton Zeneli, avokat te Puto PartnersLaw Firm, tha se, “Duhet të gjendet një mënyrë për këto subjekte që nuk zbatojnë ligjin, për tua marr këtë pagesa”.
“Do ishte mirë të kishte bashkëpunim, jo vetem me atë të mbrojtjes së të drejtave të autorsisë, por edhe me inspektoriate të ndryshme. Veç ligjit duhet patjetër edhe shume sensibilizim. RTSH për shembull mund ta bëj këtë.” , us hpreh ai.
Por veç zbatimit të ligjit nga përdoruesit dhe inspektimeve nga institucionet përkatëse, me shumë rëndësi është edhe respektimi mes autorëve.
Kompozitori dhe artisti Gjergj Kaçinari në fjalën e tij u shpreh se rregullimi i këtij tregu duhet të të nis nga vet artistët.
Gjergj Kaçinari, kompozitor, artist tha se, “Në botë e drejta e autorit funksionon prej një shekulli. Unë dua ta gjej problemin te vetja dhe mendoj që sensibilizimi duhet të nis nga vet artistët”.
“Artistët paguhen vetem në lokale dhe koncerte, dhe nuk e shohin të drejtën e autorit si një mundësi fitimi.
Më vjen shumë mirë që këtu në klik ekspo grup po trajtohet kjo çështje. “, u shpreh ai.
Të drejtën e autorit në vendin tonë duket se e zbatojnë më së shumti sipërmarrësit e huaj, kjo pasi, sipas Kleart Durajt, sepse dinë rreziqet ligjore.
Kleart Duraj, vur inë dukje se, “Është problem mbledhja e të ardhurave nga muzika, por ne duhet të ngremë zërin për të mbledhur këto tarifa. Në këtë pikë nuk kemi problem me ligjin, por me zbatimin e tij. Ka rreth 8 vite që kjo mbledhje e të ardhurav nga muzika është miratuar, por ajo që shihet është se në Shqipëri, përdorimin e muzikës e paguajnë vetëm bizneset e huaja.”
Por për shqiptarët duket se shpenzimet për art i konsiderojnë të tepërta, ndaj dhe zbatimi i të drejtës së kësaj autorsie njihet dhe zbatohet sa duhet.
Gerhart Veizi: Eksperti i industrisë së muzikës theksoi se, “Një nga problemet më të mëdha në shqipëri është edhe pjesa ekonomike, ndaj shpenzimet për art janë pak të rënda për ne.”
“Ka një regjistër ku depozitohen veprat artistike në shqipëri, sqaron Bledi Qirko, nga Albautor, e kjo për të të ruajtur prodhimet nga plagjatura. Megjithatë, theksi edhe për të, duhet të jetë te ndërgjegjesimi i të gjithë përdoruesve.
Në Malin e Zi agjencia simotër e Albautor ka gjeneruar rreth 40 herë më shumë se në Shqipëri.
Pikërisht këto të ardhura do ti kalonin autorëve shqiptarë dhe do promovohej më shumë arti ynë.”, u shpreh Veizi.
Mes gjithë diskutimeve ajo që i bëri bashkë panelistët ishte pikërisht ndërgjegjësimi, e më pas edhe zbatimi i ligjit.
Këto të dyja, sipas aktorëve të industrisë së muzikës janë hpat e parë për respektimin e të drejtës së autorit në muzikë.
Në përfundim të diskutimit, u njoftua gjithashtu se në prill nga data 11-13 do të organizohet nga Klik Ekspo Grup panairi i muzikës, muse-x.
Klik Ekspo Group tryezë me sektorin bankar
Digjitalizimi i shërbimeve në banka, gati draft i ri i mbrojtjes së të dhënave personale
Sfidat e digjitalizimit në sektorin bankar ishte një tjetër tryezë diskutimi, e organizuar në kuadër të edicionit të 30-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës. Pjesë e panelit të diskutimeve ishin përfaqësues nga bankat e nivelit të dytë dhe mikrofinancës që operojnë në Shqipëeri prej vitesh. Oliver Baur, CEO i Tirana Banka, u shpreh se digjitalizimi është një domosdoshmëri dhe një zgjidhje efikase për institucionet bankare dhe jo vetëm, duke reduktuar kostot monetare dhe kohore, dhe duke qenë më afër klientelës me shërbime të shpejta. Por gjithashtu z.Baur evidentoi edhe faktin se digjitalizimi kërkon investime dhe mbart brenda vetes edhe sfida të tilla si mbrojtja e të dhënave personale dhe privatësisë.
Digjitalizimi
‘’Ne po investojmë vazhdimisht për zgjidhjet digjitale për të adresuar kërkesat e klientëve. Sfida kryesore është sigurisht kostoja. Kjo është e para që vjen në mendjen time sepse këto zgjidhje nuk janë të lira në kosto nëqoftëse duam të jemi në nivelin e asaj që klientët tanë po hasin. Nuk po flasim vetëm për zgjidhje që ofrohen vetëm në Shqipëri, por për zgjidhjet jofinanciare që ofrohen kudo në botë. Ne sot mund të shohim një ndryshim të madh me atë që ofrohet në Shqipëri dhe me pritshmëritë e të gjithë klientëve. Kështu që këto zgjidhjet e reja, këto pritshmëri të reja vijnë me një investim në kosto dhe gjithashtu aftësi që janë të kërkuara në vend për të zhvilluar këto zgjidhje. Dhe gjithashtu, këto teknologji të reja, mënyra të reja të punës, ndërveprimi, vijnë me sfida të reja. Mbrojtja e të dhënave, transparenca dhe privatësia, që ne do të diskutojmë gjerë sot. Por e para gjë është investimi dhe shpresojmë te ideja për të rikuperuar kostot më vonë,’’ thekso ai.
Mbrojtja e të dhënave personale
Besa Velaj, drejtore e Kabinetit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale pjesë e panelit në fjalë, u ndal në situatën aktuale të procesit të digjitalizimit dhe përmirësimin e kuadrit ligjor sa i përket mbrojtjes së të dhënave personale. ‘’ Ne kemi nevojë për të gjitha lehtësitë që sjell dixhitalizimi, por në të njëjtën kohë duhet të kemi parasysh “kartat e sigurta” që duhen vënë në vend. Aktualisht autoriteti ynë po punon për këto prej tre vitesh, po punojmë për një draft të ri të mbrojtjes së të dhënave personale, i cili vjen në përputhje me legjislacionin vendas me kuadrin ligjor të BE-së për këtë çështje. Ndoshta të gjithë ju e keni vënë re gjatë vitit 2018 në emailin tuaj personal, se të gjithë ofruesit e kësaj rritjeje kanë hequr emailet e rregullimit të pëlqimit të BE-së për GDPR (General Data Protection Regulation), që hyn në gjenerimin e një rregulloreje mbrojtëse, e cila është qartësisht instrument i zbatueshme për të gjitha vendet e BE-së. Pse po flas me TPR? Për shkak të zhvillimit të saj, përpunimit dhe më pas miratimin në Parlamentin Evropian. Për shkak të zhvillimit të shpejtë të teknologjisë, u bë realitet që legjislacioni ekzistues për mbrojtjen e të dhënave, nuk i përgjigjej siç duhet. Pra, vjen nevoja për të menduar zhvillimin e legjislacionit për t’iu përgjigjur një realiteti të tillë. Kjo është arsyeja pse Parlamenti i BE-së përpunoi këtë instrument të ri, i cili ishte një rregullore. Dhe për shkak të nevojës për të shmangur çdo problematikë për rregullat e mbrojtjes së të dhënave, bëhet e nevojshme të përdoren këto instrumente, pjesërisht të zbatueshme për të gjithë qarkun, dhe të përfshihet mundësia e ndryshimit nga një vend në tjetrin,’’ theksoi ajo.
Klik Eskpo Group Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, më i madhi event i bisneseve në Shqipëri çeli siparin këtë të mërkurë me një pjesëmarrje të gjerë të bizneseve shqiptare dhe të huaja të ardhur nga 15 vende të ndryshme të botës. Edicioni i këtij viti shënoi edhe një përvjetor jubilar të Klik Ekspo Group, 30 vjetorin e këtij panairi që tashmë është kthyer në një një traditë duke u shndërruar në simbolin identifikues të biznesit shqiptar në botë, por njëkohësisht dhe një urë lidhëse mes bizneseve shqiptare dhe atyre të huaja. Panairi do të vijojë të qëndrojë i hapur deri më datë 9 nëntor në Pallatin e Kongreseve.




















