Detaje të reja nga grabitja e parave të bankës në rrugën e Rinasit

496
Shuma e parave të grabitura sot teksa po transportoheshin drejt Rinasit është e paqartë, ku fillimisht u raportua për 100 mijë euro, por mendohet se kjo shumë mund të jetë mbi 2 milion euro. Në 2 makinat e kompanisë “security” kanë qenë 8 thasë me para dhe deri tani policia ka shoqëruar 7 persona të cilët po merren në pyetje. I ftuar në emisionin gazetari Artan Hoxha, ka dhënë detaje të reja nga ngjarja e ndodhur sot. Ai tha se ndryshe nga grabitjet e tjera, kjo ngjarje është e filmuar. Sipas tij, autorët kanë bërë lëvizje të dyfishtë, pasi kanë dalë në krahun e djathtë dhe janë futur në krahun e majtë të autostradës. “Ndryshe nga ngjarjet e tjera kjo ngjarje ka një avantazh. Kjo është një ngjarje e filmuar. Kemi fatin e madh ta shohim live. Në pamje jepet mënyra si është bërë grabitja. Autorët kanë bërë një lëvizje të dyfishtë. Ata ka dal në krahun e djathtë, kanë djegur makinat, janë futur në autostradë dhe kanë ecur në krahun e majtë. Dinamika e krimit është e tillë. Dy blindat kanë qenë duke lëvizur në aksin qafë e Kasharit –Rinas. Që në qafën e Kasharit policët privatë kanë vënë re që një makinë qëndronte nga mbrapa. Nga momenti që e kanë vënë re deri tek goditja, ku kanë ardhur pranë kthesës së Laknasit, të dy grabitësit kanë bërë shenj, dhe janë vendosur paralel me blindet”, tha Hoxha Më tej, gazetari ka theksuar se rakordimi i autorëve është i jashtëzakonshëm. Ai ka treguar dinamikën e kësaj ngjarjeje. “Rakordimi është i jashtëzakonshëm . Vetëm skuadrat speciale janë në gjendje të kryejnë këto lëvizje. Njëra prej makinave ka goditur blindin, duke e detyruar të ndalojë. E para e ka goditur, e dyta i ka prerë rrugën blindit të dytë. Fuoristrada ka bërë një kthesë dhe është kthyer për nga Qafa e Kasharit. Paratë kanë qenë tek makina e parë. Problemi është që në makinën e parë kanë qenë 2 punonjës policie private, në të dytën kanë qenë 3 policë.”, tha gazetari. Duke folur për shumën e grabitur, Hoxha tha se ajo i kalon 2 milionë euro, por nuk hodhi poshtë se autorët kanë grabitur edhe bizhuteri apo monedha ari. “Nuk është çudi që të ketë pasur monedha ari dhe bizhuteri. Kjo është një gjë që verifikohet nga protokolli. Policët nuk e dinë se çfarë ka ngarkesa. Në makinë ka pasur euro, franga dhe dollarë”, vijoi Hoxha Më pas, Hoxha tha se mjetet që po transportoheshin paratë nuk ishin të blinduara. I ndodhur në vendngjarje, gazetari nënvizoi se kamerat e vendosura në makinat e transportit të parave, ishin të drejtuara nga lart. Ai tha se këto kamera nuk transmetojnë, por kanë një server dhe ndizen dhe fiken nga grupi i shërbimit. “Në vendin e ngjarjes kishte shumë gëzhoja, rreth 100 që dëshmon se ka pasur intensitet zjarri Bankat vërtet i kanë të siguruara, por nga ana tjetër cënohet imazhi. Dy mjetet nuk ishin të blinduara sepse një mjet i blinduar mban armë automatike, jo pistoletë. Në momentin që nuk mban kallashnikov është një makinë çfarëdo. Gëzhojat përshkruan makinat dhe kjo tregon se ato nuk janë të blinduara. Xhamat e këtyre makinave janë për të përballuar armë të lehta. Njëra nga gomat e blindit ishte e rënë. Armët e zjarrit nuk i çpojnë gomat në mjetet e blinduara. Ka një detaj tjetër, të dy makinat e policisë private kanë qenë me kamera, por nuk transmetojnë filmime sepse e kanë serverin brenda. Kamerat transmetojnë kur ato ndizen nga grupi i shoqërimit. Policët nuk janë të trajnuar për të përballuar sulme të tilla dhe nuk janë të motivuar nga pagesa për të rrezikuar jetën e vet. Si është e mundur që policisë së shtetit kur transportonte që e ka kryer këtë transport me shumë më pak kosto dhe me më shumë efektivitet. Grabitësit kanë përdorur fuoristrada për shkak se kur janë larguar kanë përdorur një rrugë të pashtruar.” tha Hoxha 
Sigal