Grabitja, arrestohen 5 policët privatë që shoqëronin paratë në Rinas

470
Arrestohen pesë punonjësit e policisë private, të cilët shoqëronin me dy blinda para të bankës së nivelit të dytë, BKT, që ra pre e grabitjes. Më herët se punonjësit ishin në drejtorinë e Policisë së Shtetit për të dhënë dëshminë e tyre. Janë dashur vetëm dy minuta që 5 persona të maskuar të neutralizojnë 2 mjetet e më pas të grabisnin të gjitha lekët.
Ngjarja
Ngjarja ndodhi sot në Qafë-Kashari, pranë rrugës për në Rinas. Pesë persona të armatosur dhe të veshur me kamuflazh të zi arritën të merrnin nën kërcënimin e armëve një shumë nga 100 mijë euro deri në 2 milionë euro, por asgjë e konfirmuar zyrtarisht.
Pesë autorët pasi goditën një prej blindave, thyen me mjete të forta një prej xhamave të makinës dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë thasët me para. Më pas ata kanë djegur makinat e tyre pranë urës së Limuthit, afër Qafë-Kasharit.
Skema e grabitjes
Nga fuoristrada kanë dalë tre grabitësit, të veshur me kamuflazh të zi e kambale ushtarake dhe nën kërcënimin e kallashnikovëve, kanë detyruar shoferin e blindit dhe shoqëruesin e tij të zbresin. Makina shoqëruese, në të cilën ndodheshin forcat e sigurisë së shoqërisë private, nuk ka mundur të reagojë, pasi është goditur nga mbrapa nga një makinë tjetër po fuoristradë, në të cilën dyshohet se ndodheshin dy grabitës të tjerë. Këta të fundit kanë dalë nga automjeti dhe kanë neutralizuar punonjësit e sigurisë. Vetëm njëri nga rojet private, ka mundur të largohet, me vrap nga vendi i ngjarjes. Dëshmitari shpjegon  se grabitësit qëlluan me armë dhe kanë mundur të marrin 6-7 thasë me para.
Sigal