‘E dhunuan dhe e kërcënuan se do e vrisnin’, vajza e shtëpisë identifikon hajdutët: Janë komshinjtë

157
Sigal

Një e re u dhunua në shtëpinë e saj në fshatin Pejkë të Dibrës nga dy persona që kishin hyrë aty për të vjedhur.

Ngjarja e rëndë u shënua  në orët e para të mëngjesit të së dielës, në kohën kur vajza ishte e vetme në banesë.

Sapo hap derën e dhomës, shikoj një person që hidhet nga penxherja. Shikoj se pas derës time ishte i vëllai dhe në momentin që panë se unë dola jashtë më kapën për flokësh, më tërhoqën zvarrë dhe më dhunojnë. Më dhunojnë dhe më kërcënojnë me kaçavidë në dorë, më thanë hiq telefonin ose të vramë.”

Edhe pse ishin të maskuar si autorë ajo identifikoi vëllezërit fqinjë Fjoralb dhe Arsen Mani, përkatësisht 25 dhe 27 vjeç, të cilët këtë të martë u vunë në pranga nga policia.

“Janë kushërinjtë e mi, jam rritur bashkë me ta”

Ata kishin hyrë në banesë duke shfrytëzuar një dritare, ndërsa duket se kishin informacion se fqinjët nuk duhet të ishin në shtëpi.

Aty arritën të marrin para dhe sende me vlerë, por reagimi i vajzës së fqinjëve u prishi planet.

Më kanë vjedhur florinjtë dhe paratë. Katin e  tretë e kanë shkatërruar plotësisht, katin e dytë dhomës time. Nëse do u kishte premtuar koha do kishin ardhur dhe poshtë.”

Tashmë dy vëllezërit hajdutë do të përballen me akuzën e vjedhjes në bashkëpunim, ndërsa hetimet për rastin po ndiqen nga prokuroria e Dibrës.