Dyshohet se vrau 39-vjeçarin, arrestohet i riu në Durrës

282
Sigal

Pas më shumë se tre muajsh nga vrasja e 39-vjeçarit Armando Baboçit në Durrës, policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të kësaj ngjarje.

Sipas bluve në pranga është vënë E. Gj., 25 vjeç, banues në Durrës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin E. Gj., 25 vjeç, banues në Durrës.

Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 18.09.2020, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi A. B. (Gj). dhe u plagosën shtetasit E. Gj. dhe E. T.