Aksident i frikshëm, makina bëhet një “grusht” hekurishtesh pasi godet autobusin

718
Sigal

Një aksident i rëndë ka nodhur këtë pasditë në vendin e njohur si “vajkan” në Lushnje, ku një makinë e tipit fuoristradë ka goditur fuqimisht një autobus të mbushu me pasagjerë.

Impakti ka qenë aq i fuqishëm saqë fuoristrada është kthyer në një “kanaçe” metali ndërsa edhe autobusi ka pësuar dëmtime të shumta në pjesën e përparme.

Fatmirësisht drejtuesi i fuoristradës ka shpëtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Fjala është për shtetasin me inicialet B.B, 35 vjeçar.

Në autobus ndërkohë është plagosur lehtë vetëm drejtuesi i mjetit.

Informacion paraprak

Në datën 06.06.2018, rreth orës 18:00, në vendin e quajtur “Vajkan”, mjeti tip “Fuoristradë” me drejtues shtetasin B.B, 35 vjeç, banues në Vlorë, është përplasur me mjetin autobus, me drejtues shtetasin A.N, 36 vjeç, banues në Shkodër.

Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i fuoristradës, shtetasi B.B i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Asnjë nga pasagjerët e autobusit nuk ka lëndime.

Grupi het