Flet Ilir Allkja, mjek/ Mesazhi i kryeministrit me pushimin tim nga punë ndaj mjekëve: Mbyllni gojën, do ta pësoni si Iliri

260
Sigal

 

 Petraq BARJAMI

Ilir Allkja, mjek i Urgjencës Kombëtare, është pushuar nga Drejtori i QSUT-së, për shkak se ka denoncuar publikisht mangësitë në sistemin shëndetësor publik dhe keqmenaxhimin e situatës së pandemisë nga drejtuesit kryesorë të institucioneve shtetërore, si edhe nga kryeministri Rama. Në intervistën për gazetën “Telegraf” mjeku Ilir Allkja, pohon se arësyetimi i dhënë nga drejtuesi i QSUT-së për pushimin e tij nga puna, është shkelja e etikës morale, ngaqë kritikoi drejtuesit e qeverisë dhe të institucioneve shtetërore për keqmenaxhimin e pandemisë. Mjeku Allkja thotë se ky urdhër është një mesazh i kryeministrit Rama ndaj mjekëve të tjerë, që të mos hapin gojën ndaj mangësive dhe keqmenaxhimin, ndaj propagandës boshe të qeverisë, ndryshe, do ta pësojnë me largimin nga puna.

Urdhëri i pushimit tim është në kundërshtim flagrant me Kodin e Punës. Së pari, shkeljet e etikës i shqyrton Urdhri i Mjekut. Së dyti, sipas Kodit të Punës dhe sipas kontratës së punës, shkarkimit i paraprijnë vërejtje me shkrim, paralajmërim me shkrim, dhe pushim. Këto nuk janë zbatuar

– Zoti Allkja, cili është arësyetimi zyrtar i Drejtorit të Përgjithshëm të QSUT-së për shkarkimin tuaj?

-Është një arsyetim tipik komunist që bazohet në privimin e lirisë së fjalës. Akuzohem se paskam dhënë informacione konfidenciale që kanë të bëjnë me testimet, infektimet, mangësitë në sistemin shëndetësor. Sqaroj ata që nuk janë në dijeni se është e drejta ime themelore, si mjek, për të kërkuar ndryshime e përmirësime në vendin e punës, si dhe kushte për të trajtuar pacientët. Është një vendim që atakohet lehtë në gjykatë dhe fakteqësia është se për këtë do të paguajnë taksapaguesit, e jo administrata e papërgjegjshme.

– Drejtuesit e institucionit a ju kanë ballafaquar në kritikat tuaja? A janë përgënjeshtruar kritikat tuaja?

– Jam thirrur 5 ditë më parë dhe më kanë kërkuar sqarime për deklaratat e mia. Kam shpjeguar se është e drejta ime parësore të kërkoj përmirësime e të flas për mangësitë dhe keqadministrimet në spitalet publike. Këtë të drejtë ma garanton Kushtetuta e vendit.

– Dënimi im është shembulli më i keq për të rinjtë e Shqipërisë. Të rinjve ju thuhet qartë se Shqipëria nuk bëhet, se është një vend i kapur nga malavita dhe se jeta këtu është e pasigurtë!

– Cili ka qenë thelbi i kritikave tuaja? Ndaj personave të caktuar të piramidës administrative? Apo ndaj fenomeneve negative në sistemin shëndetësor?

– Në daljet e mia kam dhënë opinionet e mia në lidhje me infektimet, testimet, mangësitë në sistem. Këto deklarime janë në YouTube dhe janë lehtësisht të verifikueshme.

– Derisa asnjë institucion dhe drejtues nuk kanë rrëzuar kritikat tuaja, urdhëri i pushimit nga puna për ju, a bie në kundërshtim me Kodin e Punës?

-Urdhëri i pushimit tim është në kundërshtim flagrant me Kodin e Punës. Së pari, shkeljet e etikës i shqyrton Urdhri i Mjekut. Së dyti, sipas Kodit të Punës dhe sipas kontratës së punës, shkarkimit i paraprijnë vërejtje me shkrim, paralajmërim me shkrim, dhe pushim. Këto nuk janë zbatuar.

– Akti i pushimit tuaj nga puna, për shkak të kritikave të drejta ndaj drejtuesve dhe dobësive e fenomeneve negative në sistemin shëndetësor a nuk shkel edhe të Drejtat e Njeriut dhe standardet e demokracisë për të Drejtën e Fjalës dhe shprehjes?

– Pikërisht për këto arsye unë do ta ndjek deri në Strasburg çështjen time. Është betejë ligjore për fjalën e lirë. Mirë do të ishte që faturën ta paguante Enkelejd Joti dhe jo taksapaguesit.

– Zoti Allkja, në këtë kohë pandemie, kur sistemi ynë i shëndetit publik ka mungesa të mëdha për mjekë, pushimin tuaj nga puna për shkak të arrogancës së drejtuesit të QSUT, ju si mund ta përkufizoni?

– Sot në gjithë Evropën është e ndaluar me ligj të shkarkosh nga puna një kamarier, një sanitar, një kasier, e jo më të shkarkohet një mjek. Ështe arrogancë e hapur qeveritare, e iniciuar nga kryeministri i vendit!

– Cili është mesazhi i urdhërit të pushimit tuaj nga puna për mjekët dhe personelin mjekësor në Shqipëri?

– Mesazhi është i qartë: mbyllni gojën dhe sytë, përndryshe e pësoni si Ilir Allkja!

Zoti Allkja, mos vallë të tilla sjellje të drejtuesve të institucioneve shtetërore kundër çdo fjale të specialistëve, intelektualëve, venë EGO-n personale mbi të mirën e shoqërisë dhe një kërcënim ndaj çdo intelektuali dhe meritokracisë në Shqipëri?

-Nuk kam asnjë shembull pozitiv qeverisjeje apo administrimi në 8 vitet e fundit. Janë qindra gjyqe të fituara nga qytetarë shqiptarë dhe të huaj nëpër gjykata, të cilat presin radhën për ekzekutim. Paratë do ti paguajnë shqiptarët, e aspak këta drejtues të papërgjegjshëm.

Nga puna janë larguar plot profesionistë kritike, mes tyre doktori i nderuar Petrit Vargu, infermieri Elson Jaçe, infermieri Frrok Bardhi, etj

– A mendoni se largimi juaj nga puna, për shkak të kritikave të drejta ndaj drejtuesëve të QSUT-së, është një përjashtim? Një rast i vetëm?

-Nga puna janë larguar plot profesionistë kritikë, mes tyre doktori i nderuar Petrit Vargu, infermieri Elson Jaçe, infermieri Frrok Bardhi, etj.

– Pas dënimit tuaj shembullor nga puna si mjek, a kanë motiv, të rinjtë tanë të shpresojnë të punojnë në Shqipëri, apo ata që kanë studiuar jashtë, të rikthehen në Shqipëri për të punuar?

 

 

– Faleminderit!