Fatos Lubonja: Projekti i rilindësve eliminimi i çdo zëri kundër

421
Sigal

Në një lidhje direkte për News 24, analisti Fatos Lubonja deklaroi se, eliminimi i kundërshtarëve është projekti i Rilindjes, duke akuzuar mazhorancën se ka kapur çdo institucion.

Sipas tij, nëse mund të realizohet apo jo ky projekt varet edhe nga opozita dhe populli shqiptar.

“Forcimi i kapjes së shtetit prej asaj organizate. Eliminimi maksimal i mundshëm shkallë-shkallë i ndoshta të gjitha kundërshtarëve. Kështu e shikoj projektin e rilindësve. A mund të funksionojë ky projekt? Apo është diçka që nuk mund të funksionojë në kushtet ku jemi, në Evropë, me aq kulturë demokratike sa kemi dhe me këtë opozitë që kemi? Kjo varet shumë dhe nga opozita. Varet nga populli shqiptar. Është një lojë e hapur”, deklaroi Lubonja.

Sipas Lubonnjës, e vetmja barrierë institucionale për pengimin e projektit për eliminimin e çdo zëri kundërshtues është Presidentit por se procesi është pothuajse i përfunduar.

“Projekti është eliminimi de fakto i çdo zëri kundërshtues se deri ku mund të shkojë duhet parë. E vetmja barrierë institucionale ka ngelur presidenti, drejtësia është kapur, policia e përdorur në mënyrë skandaloze. Ekonomia e tyre. Nuk ka oligark që mendon të punojë me opozitën se opozita s’ka pushtet. Mediat gjithnjë e më shumë janë kapur po kapen. Procesi është pothuajse i përfunduar. Ajo që nuk dimë, është se sa të trembur janë shqiptarët si në regjimin e kaluar apo kanë kurajën të veprojnë”, u shpreh analisti i mirënjohur.