Dyshohet se shpërndante kokainë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

262
Sigal

Një 40-vjeçar, me iniciale R.S., është prangosur nga Policia pasi dyshohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Uniformat blu njoftojnë se pas disa javë hetimesh ka finalizuar operacionin “Lapraka”, i cili kishte nisur pas sigurimit të disa informacioneve se në periferi të Tiranë, dikush shpërndante kokainë.

40-vjeçari u kap në flagrancë, të cilit në mjet iu gjetën 63 doza kokainë, para dhe 4 telefona.

Të gjitha janë sekuestruar nën cilësinë e provave materiale, ndërsa 40-vjeçari do të përballet me drejtësinë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes të drogave të forta në doza të vogla. Finalizohet pas disa javë hetimesh, operacioni policor i koduar “Lapraka”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve

Sekuestrohen dhjetëra doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë parash që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale, automjeti me të cilin autori qarkullonte për të shpërndarë lëndën narkotike dhe katër aparate celular. Vihet në pranga 40-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike në doza, në Laprakë dhe në disa zona të tjera të Tiranës.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, në zona të ndryshme të Tiranës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, pas një pune hetimore disajavore u bë e mundur goditja dhe dokumentimi ligjor i kësaj veprimtarisë kriminale.

Gjatë operacionit policor të koduar “Lapraka”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve kapën në rrugën “Allman Dervishi “ dhe më pas arrestuan në flagrancë shtetasin R. S., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në automjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte u gjetën 63 doza lëndë narkotike kokainë, një shumë lekësh që dyshohen se janë të përfituara nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së lëndës narkotike dhe katër aparate celular, të cilët janë sekuestruan në cilësinë e provave materiale bashkë me automjetin. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.