Mafia e mbetjeve kancerogjene/ Në Ankona të italisë sekuestrohen edhe 18 mijë kg pajisje të rrezikshme që po vinin në Shqipëri

330
Sigal

Mafia e mbetjeve: Si u sekuestruan 18 mijë kg pajisje të rrezikshme në portin italian që po vinin në Shqipëri

Agjencia e Doganave në Ankona në bashkëpunim me Karabinierët, kanë kryer kontrolle të vazhdueshme në kuadër të parandalimit të aktiviteteve të parandalimit të krimit mjedisor, pas të dhënave për eksportin e mbetjeve të rrezikshme, kryesisht në vendet e Lindjes dhe Afrikën e Veriut. Sipas Corriereadratico, në një nga këto inspektime të kryera më 14 shkurt u kontrollua edhe një ngarkesë e dyshuar që përmbante pajisje elektrike që nuk kishin dokumentacionin e nevojshëm, të përfshira si të rrezikshme. Ngarkesa u gjet në një vend të fshehtë brenda një kamioni me gjysmërimorkio, që ishte gati për të kaluar kufirin.  Lidhur me këtë ngarkesë një person është ndaluar si përgjegjës për administrimin e paautorizuar të mbetjeve të rrezikshme. Mbetjet e klasifikuara të rrezikshme ishin 205 makina larëse, 22 furra që ishin në fundin e skadimit që përbënin në total një sasi prej afro 18.700 kg.