Dyshohet se ekzekutoi Santjago Malkon, gjykata jep vendimin për Ilir Selmanin

306
Sigal

Gjykata i komunikoi sot masën e sigurisë “arrest me burg” Ilir Selmanit, i dyshuar se mori pjesë në ekzekutimin e Santjago Malkos në 27 gusht 2019 në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Abc News raporton se masa e sigurisë i ishte dhënë në mungesë dhe sot ai është njohur me të.

Ndërkohë, mësohet se avokati ka kërkuar që të njihet më tepër me provat që disponon prokuroria, por nisur nga fakti se është një çështje që vijon, gjykata ka preferuar që të japin informacione vetëm sa i përket Ilir Selmanit.

Gjatë ditës së sotme, Ilir Selmani nuk ka pranuar që të flasë përballë gjyqtarit duke thënë se do të shprehet në një moment të dytë.

Ilir Selmani ka mohuar akuzën duke theksuar se nuk kishte të bënte me vrasjen.

Ekzekutimi i Malkos ndodhi për shkak të një konflikti mes klanit Duka dhe grupit të Ervis Martinajt. Malko njihej si person i afërt i Martinajt.