Qëlluan në ajër me kallashnikov, arrestohen dy të rinj

240
Sigal

Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona, të cilët qëlluan me armë zjarri në ajër duke terrorizuar edhe banorët. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gajush, ku policia u njoftua për të shtëna me armë.

Pas kontrollit në banesa policia i gjeti armën kallashnikov, pistoletën dhe një fitil zjarrpërcjellës.

Njoftimi i policisë:

Në bazë të provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Gajushi”, si rezultat i të cilit u bë kapja e arrestimi i personave të dyshuar R. H., 19 vjeç dhe S. H., 28 vjeç, banues në Milot, Kurbin.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit R. H. dhe ambientit përreth saj, gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se këta shtetas kanë qëlluar në ajër, të cilën ky shtetas e kishte fshehur në një depozitë uji në banesën e tij.

Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesës së shtetasit S. H., ku gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me një krehër dhe fitil zjarrpërcjellës.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje ” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.