Dylgjeri: Gjermania kërkon 80 mijë punëtorë për të punuar në sektorët e bujqësisë

349
Sigal

Përmes një postimi në facebook, gazetari Ylli Dylgjeri, shpërndanë njoftimin e ministres gjermane të bujqësisë, Julia Klockner, ku kërkon 80 mijë punëtorë për të punuar në sektorët e bujqësisë.

“Gjermania përgatitet të presë sërisht 80 mijë punëtorë sezonalë nga vendet e lindjes”-shkruan gazetari Dylgjeri.

Ja postimi i plotë i Ylli Dylgjerit:

Lajmi i fundit nga NTV

Gjermania përgatitet të presë sërisht 80 mijë punëtorë sezonalë nga vendet e lindjes.

Sapo mësojmë lajmin nga mediat se Ministria
e Bujqësisë gjermane edhe pse vendi është në situatë Pandemie po përgatitet të presë 80 mijë punëtorë sezonalën në sektorët e bujqësisë. Punonjësit do të merren per punësim nga vëndet e lindjes.
Për pritjen e tyre janë vënë dispozicion 7 aeroporte ku do tu bëhen testet e virusit e më tej karantinimi për të vijuar më pas me punësimin në sektorët e bujqësisë. Punësimi sezonal është shtyrë nga 50 ditë në 150 ditë.

Na vjen ky lajm nga mediat gjermane në
kohën kur qeveria shqiptare u ndalon rikthimin e qytetarëve te saj në atdhe!!!

Julia Klockner, Ministrja gjermane e bujqësisë