Dy vëllezërit u arrestuan sot për grabitjen në Rinas, cili ishte roli i Eldi Çalës

325
Sigal

Vëllezërit nga Elbasani Klement dhe Eldi Çala u arrestuan këtë të enjte nga policia e Shtetit në një megaoperacion në tri qytete me 300 efektivë.

Ata janë të akuzuar për një sërë grabitjesh më armë dhe dhunë në zonën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit, bëri me dije policia sot.

Konkretisht, ata akuzohen edhe për grabitjen e fundit të 6 milionë eurove, ndodhur brenda pistës së aeroportit të Rinasit, më 9 prill 2019.

Në atë kohë se ngjarja pati si autorë të dyshuar të paktën 11 persona, nga të cilët një i vrarë, 7 të arrestuar dhe 3 të tjerë që u shpallën në kërkim.

Për kapjen e tre të kërkuarve, vëllezërve Klement e Eldi Çala, si dhe të Talo Çelës, Policia kishte kërkuar në fillim të korrikut të vitit të kaluar ndihmën e qytetarëve, duke ofruar një shpërblim prej 10 mijë eurosh për informacionin e saktë, ndërsa garanton në çdo rast ruajtjen e anonimatit.

Por sot dy vëllezërit ranë në pranga.

Këta të tre persona dyshohen të kenë rolin e organizatorit në supergrabitjen ku mbeti i vrarë Admir Murataj, i konsideruar si kreu i grupit të strukturuar kriminal.

Eldi Çala u akuzua nga policia si personi që kishte marrë me qira servisin ku u modifikua furgoni, me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” me të cilin u krye dhe grabitja.