Dy raste të reja me koronavirus në Fier. Dalin detajet, kontakte të farmacistit të infektuar

270
Sigal

Pas disa ditësh “qetësi”, e ndërkohë që është shpallur zonë e gjelbër, konfirmohen dy raste të reja me koronavirus në Fier.

“Panorama” bën me dije se dy rastet e reja janë kontakte të farmacistit të  infektuar në këtë zonë , pasi banojnë në të njëjtën lagje.

Ata janë një çift bashkëshortësh rreth moshës 60 vjeç. Në familjen e tyre janë edhe dy djem, 22 dhe 25 vjeç, të cilët kanë rezultuar negativë.