Plas sherri mes disa personave në Bllok, goditet me sende të forta njëri

27
Sigal

Një sherr ka ndodhur këtë paradite në zonën e Bllokut, në Tiranë.

Policia njofton se gjatë një konflikti për motive të dobëta, disa persona kanë goditur me sende të forta shtetasin J. M.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 19.02.2021, në Bllok, gjatë një konflikti për motive të dobëta, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin J. M., i cili pas marrjes së mjekimit doli nga spitali.  Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.