“Dy pacientë të infektuar, shërohen”, Presidenti Meta: Një bravo të madhe të gjithë mjekëve të shkëlqyer! 

326
Sigal

Mbrëmjen e sotme, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në rrjetin e saj social facebook, shpërndau një lajm të mirë, ku thuhej se dy pacientë të infektuar me koronavirus janë shëruar.

Lidhur me këtë postim, vjen dhe reagimi i Presidentit Meta ku shkruan “një bravo të madhe të gjithë mjekëve të shkëlqyer”.

“Forca të gjithëve!  Së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari!”,-shkruan Meta.

Postimi i plotë i Presidentit:

Një lajm shumë shumë i mirë këtë mbrëmje, për të cilin kishim nevojë të gjithë!

Faleminderit dhe një bravo të madhe të gjithë mjekëve të shkëlqyer!

Forca të gjithëve!  Së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari!