Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj uron akademikun Rexhep Qosja në 87 vjetorin e lindjes.

200
Sigal

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, ka uruar akademikun e njohur Rexhep Qosja me rastin e ditëlindjes. Presidenti i Shqipërisë përmes llogarisë zyrtare në rrjetin twitter shkruajti ndër të tjera në urimn e tij se “Rexhep Qosja është pasuri kombëtare e mendimit”. Rexhep Qosja ka lindur në 25 qershor 1936. Ai është një mendimtarët shqiptar  më të njohur.

“Shumë urime për ditëlindje Akademikut Rexhep Qosja! Profesor Qosja është një pasuri kombëtare e mendimit të cilin e ka shprehur me shqipen plot elegancë në krijimtarinë e tij shkencore, historike, letrare, artistike dhe publicistike. Jetë të gjatë e të lumtur Profesor!” – uroi Begaj.