Gjendja shëndetësore e naftëtarëve të Ballshit sa vjen e rëndohet. Ata kanë dy javë që kanë hyrë në grevë urie.
U mësua se së fundmi janë shoqëruar në spitalin e Mallakastrës dy grevistë. Ata kanë paraqitur probleme dehidrimi, dhimbje koke e luhatje të tensionit,
Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë natës një tjetër grevist ka pasur probleme shëndetësore. Kjo është dita e 14 e grevës së urisë dhe naftëtarët janë të vendosur ta vazhdojnë këtë grevë, ndërsa deri më sot nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Të hënën pritet një tjetër marshim në rrugët e qytetit të Ballshit.