Një arsye tjetër pse mund të keni rrathë poshtë syve

151
Sigal

Ju ndodh të zgjoheni në mëngjes dhe të shihni rrathë të zinj poshtë syve. Patjetër, na ndodh të gjithëve. Normalisht mund të jetë trupi juaj që ju thotë se nuk duhet të kishit ndenjur zgjuar gjithë natën duke parë seriale në Netflix, por mund të jetë diçka edhe më shqetësuese se aq. Rrathët e zinj mund të tregojnë se hundët tuaja janë të bllokuara.

Lëkura rreth syve është shumë e hollë, prandaj mund të nxjerrë në pah gjithçka që fshihet nën lëkurë. Rrathët e zinj mund të paralajmërojnë sinuse të bllokuara, shpesh të lidhura me alergji sezonale, si ajo ndaj polenit.

Çfarë mund të bëni për ta kuruar?

-Pastroni hundët në thellësi me një përzierje uji me kripë. Për ta bërë këtë përdorni një shiringë dhe lëshoni me presion përbërjen në hundë.

-Përdorni zhbllokues për hundët, por në sasi shumë të limituar, pasi organizmi krijon shumë shpejt varësi ndaj tyre.

Nëse asgjë nga këto nuk ndihmon, kërkoni ndihmë tek mjeku juaj otorino-laringolog. Atëherë mbase nuk do të jetë më nevoja të mbani syze brenda në zyrë.