“Çmimet e mallrave ushqimore dhe karburanteve po rriten abuzivisht”, reagon Meta: Koha për t’i mbështetur pa vonesë familjet shqiptare

136
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi për mediat, lidhur me rritjen e çmimeve në vend.

Ndërsa bën një statistikë të shifrave, të familjeve me ndihmë ekonomike, të familjeve me pension familjar mujor apo pensionistëve, Meta shkruan se është koha për t’i mbështetur pa vonesë këto familje dhe këta qytetarë!

“Në kushtet kur çmimet e mallrave ushqimore po rriten abuzivisht me të paktën 10% dhe çmimi i karburanteve me rreth 30%, si do të jetojnë dhe do ta përballojnë koston e lartë të produkteve bazike 930,457 qytetarë me të ardhura nën 5.5 USD/ditë?! Koha për t’i mbështetur pa vonesë këto familje dhe këta qytetarë! “ shkruan Meta.

Postimi i plotë:
Sot në Shqipëri jetojnë me të ardhura nën 5.5 USD/ditë, rreth 930,457 qytetarë.

📌 Prej tyre, janë 64,710 familje në ndihmë ekonomike, me të ardhura për person në 0.7 USD/ditë.
📌 Rreth 46,742 qytetarë me pension familjar mujor, që jetojnë me të ardhura 2 USD/ditë.
📌 Rreth 440,579 pensionistë në zonat urbane, me të ardhura në 4.8 USD/ditë.
📌 Rreth 63,099 pensionistë invalidë, me të ardhura në 4.4 USD/ditë.
📌 Rreth 103,626 pensionistë të zonave rurale, me të ardhura në 2.8 USD/ditë.
📌 Rreth 5,755 të papunë, që trajtohen me ndihmë ekonomike në 4.5 USD/ditë.
Në kushtet kur çmimet e mallrave ushqimore po rriten abuzivisht me të paktën 10% dhe çmimi i karburanteve me rreth 30%, si do të jetojnë dhe do ta përballojnë koston e lartë të produkteve bazike 930,457 qytetarë me të ardhura nën 5.5 USD/ditë?!
Koha për t’i mbështetur pa vonesë këto familje dhe këta qytetarë!