Durrësi goditet nga dy tërmet gjatë natës, sa ishte magnituda

48
Sigal

Dy lëkundje sizmike kanë goditur Durrësin gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Lëkundja e parë sizmike ka qenë me magnitudë 3.2 dhe ka rënë në Detin Adriatik. Ky tërmet është ndjerë shumë pasi ka qenë shumë pranë sipërfaqes së tokës. Epiqendra sipas EMSC ka qenë rreth 24 km në veri të Durrësit. Lëkundja e parë sizmike është regjistruar në orën 03:07 të mëngjesit.

Ndërkohë lëkundja e dytë është regjistruar në orën 03:50. Lëkundja e dytë sizmike ka qenë më e fortë se e para, me magnitudë 3.5 riter. Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 2 km. Ndërkohë epiqendra sipas EMSC, është regjistruar 24 km në veri-perëndim të Durrësit.